“Bab, mbaje mend! Sa të bëhem 17 vjeç do të të vras”, historia që tronditi Shkodrën

Dhuna në familje është një fenomen që ka përmasa të frikshme në të gjithë Shqipërinë, por edhe në qytetin e Shkodrës. Një histori e dhimbshme është rrëfyer nga një e re.

“Përshëndetja. Më ka prekur pa masë vrasja e asaj gruas nga burri pardje. Përditë kështu rastesh. Tmerr. Jam një vajzë nga Shkodra dhe dua të tregoj historinë e dhunës që ka pas ushtruar ndaj familjes së tij një komshiu im.

Ai pinte, nuk punonte, vetëm gruaja e shkretë punonte në rrobaqepsi dhe tek peshku. Gjithë ditën e natën në mënyrë që të mbante parazitin e dhunshëm dhe tre fëmijët e tyre të vegjël, dy djem dhe një vajzë. Si yje botë, po kujt i fal Zoti fëmijë thuaj. Ai pinte dhe e dhunote gruan përnatë. Fëmijët i gjuante aq fort në kokë sa vetëm ulërisnin: ‘O nan kryti, o bab mos’. Na këputej shpirti. Ndërhynin burrat e pallatit sa e sa herë edhe policia.

Por ai të njëjtin avaz. Biles burrat e pallatit edhe e kanë rrahur këtë burrin se nuk shihni dot si i rrihte gru e fëmijë, por ai nuk zinte mend. Një ditë e rrahu keq djalin e tij të madh, 11 vjeç ishte fëmija i shkretë kockë e lëkurë. E rrahu aq fort tek shkallët, vetëm pse i tha dua të luaj dhe pak, sa fëmija ulëriti me lot në sy: Mbaje mend bab, sa të bahem 17 vjeç do të të vras, që na rrah neve, e rrah mamin aq fort!

Nuk do ta harroj kurrë atë skenë, edhe sot trishtohem kur e kujtoj. Burri vdiq vite më vonë, infarkt duke ngjit shkallët”, shkruan vajza.