B Models dhe IB Events sjellin PFN ’2014

Edhe pak orë na ndajnë nga eventi më i madh i botës së modës shqiptare ‘Prishtina Fashion Night 2014’. Kjo sfilatë që do të sjellë koleksionet e stilistëve më të mirë do ti referohet modës për Pranverë-Verë 2014, dhe sfilata do të mbahet në 18 prill në orën 19:30 në ‘Golden Restaurant’.

Ndërsa ky event është në përgaditjet e fundit ne zbulojmë disa sekrete ku hapjen e sfilatës do ta bëjë Akademia ‘Evulucion’, ndërsa disenjatorët më të mirë nga Kosova dhe jo vetëm do të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje që ka si kryefjalë ‘Modën’, ku do të jenë : Tabja Spossa, Qendresa Huruglica, Benetton, Kati Fashion Desigener, Shema Sahiti, Shqipe Klaiqi.Ky event do të sjellë në pasarelë edhe punën e mysafirëve specialë nga Shqipëria vjen Krienko Jeans dhe nga Maqedonia vjen Mila Kadriu.

PFN ’14 në mbrëmjen e së premtes do të sjellë edhe një sfilatë nga marka ‘Hummel’ me një kërcim Brake-Dance, si dhe ‘live’ do të ndodhë edhe një revulucion shumë interesante nga Salloni ‘Passion’. Një tjetër e vecantë e kësaj natë të modës do të jetë edhe prania e disa mysafirëve specialë të cilat janë 5 presidentët e ‘Fashion Week’ të shtetëve të ndryshme, si dhe të ftuar të tjetë të botës së artit dhe kulturës dhe modës, të cilët do të jetë të pranishëm për të ndjekur më nga afër këtë event. Mes shumë modeleve dhe modëlëve nga Kosova, në sfilatë do të marrin pjesë edhe modele nga Maqedonia të agjensionit ‘Podium Agency’, Shqipëria nga ‘Greiss Models dhe Gjermania ‘IB Events’.