Avokati: Naser Osmani nesër në Kosovë, hetuesia po bën shkelje të procedurave

loading...

loading...
E plotsuar-Avokati i deputetit të LDK’së, Naser Osmanit, Besnik Berisha ka komentuar për Express zhvillimin e aksionit policor që lidhet me privatizimin e fabrikës “FAN” nga AKP’ja. Ai thotë se Naser Osmani nuk do të vijë sonte.
“Klienti im, për shkaqe të arsyeshme, të vendndodhjes së tij, sonte nuk mund të vije në Kosovë. Ai mund të vij nesër në Kosovë dhe të paraqitet sipas ftesës që ka bërë Policia”, ka thënë për Express Berisha.

Ai ka thënë se lajmi për fletë-arrest që e ka bërë Policia publik përmes një komunikate, është sa për opinionin publik.

“Fletë-arrest ka pasur prej mëngjesit kur edhe kanë nisur hetimet”, ka thënë Berisha për Express.

Ai ka thënë për Express se dëshiron të fokusoj faktin që hetuesia në këtë rast është duke bërë shumë shkelje të procedurave penale.

“Në bastisje, në shtëpi, hetuesit nuk kanë lënë as vendimin e Gjyqtarit të Procedurës Penale, që është dashur ta lënë që të dihet se për çka po dyshohet klienti im, z.Osmani”, thotë për Express Berisha.

Avokati Berisha thotë se tash për tash nuk e din se për çka po dyshohet klienti i tij, pasi që letrat që i janë ofruar nga hetuesia nuk tregojnë kurrgjë, e është dashur që të jetë e kundërta.

Ai ka thënë që për ironi, edhe ftesa zyrtare që ka Naser Osmani për t’u paraqitur sot në Polici, nuk ka as orë- kohën se kur duhet ai të paraqitet, por për më shumë, Naser Osmanit në këtë ftesë Policia i është drejtuar me “e dyshuara”.

Berisha ka bërë me dije, se nga dokumente të pakta që i ka, e ka marr vesh që ky rast ka nisur në vitin 2012. “Pse u desh kaq për ngut të bëhet aksioni kur hetimet janë nisur që nga viti 2012?”, thotë për Express Berisha.

Urdhërarrest për Naser Osmanin

Në një njoftim të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është lëshuar urdhërarrest ndaj Naser Osmanit, i cili po kërkohet të arrestohet nën dyshimin se ka keqpërdor detyrën zyrtare në kohën sa ka qenë anëtar i Bordit të AKP’së.
Policia ka njoftuar se ka kërkuar Osmanin në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur.

“Gjatë këtij operacioni policor ka qenë në kërkim edhe i dyshuariN. O. (Naser Osmani) shtetas i Republikës së Kosovës, por i njëjti nuk është gjetur në lokacionin e kërkuar nga Policia. Me këtë rast është lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshohet se dëmi, shkaktuar buxhetit të Kosovës, lidhur me këtë rast, të jetë disa milionësh.

loading...