Avokati i Limajt nuk befasohet nga ndikimi i Serbisë në EULEX

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se nuk është i befasuar në raport me shkrimet e medieve në Beograd, se Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar EULEX-in duke inskenuar hetime të pabaza për rastin “Kleçka”.
Rrecaj ka thënë për “Epokën e re” se ky proces gjyqësor është i bazuar në spekulime të hetuesve serbë, të cilat pastaj i janë servuar EULEX-it.

“Serbia ka pasur ndikim në rastin ‘Kleçka’, për këtë jam deklaruar edhe më herët se presionet që kanë ardhur në rastin ‘Kleçka’ kanë qenë nga Beogradi në drejtim të Brukselit, dhe pastaj në drejtim të EULEX-it. Ky proces është i bazuar në spekulime të hetuesve serbë për krime të luftës. Patjetër që Serbia ka interferuar, ka ndikuar dhe ka fabrikuar prova e dëshmi të cilat fillimisht ia ka servuar UNMIK-ut dhe pastaj EULEX-it”, ka thënë Rrecaj.

Ai ka thënë se ky proces do të përfundoj në shtator dhe Limaj e të tjerët do të jenë të lirë.

“Procesi gjyqësor në rastin “Kleçka” siç dihet do të përfundoj në shtator, ku Limaj dhe të tjerët do të shpallën të pafajshëm”, ka thënë Rrecaj./LajmeOnline/