Avokati: Bimët që ju gjetën Shullazit janë kubik pishash të egra dhe jo kanabis


Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa ka folur sërish sot për arrestimin e klientit të tij. Qafa ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative.

“Do kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative”,- ka thënë Qafa.

Avokati i Shullazit ka folur edhe për akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha për lidhjet e të ndaluarit me biznesmenë që kanë marrë Vollgën dhe bregdetin e Durrësit. Qafa ka thënë se Shullazi ka 30% të Vollgës dhe e ka marrë me kontratë dhurimi. Avokati shton se Shullazi dhe miku i tij Gilmando Dani nuk kanë lidhje me shpërthimin te garazhi i biznesmenit A.Z.

“Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiliano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori me kontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e 2 të tjerëve”,- ka thënë avokati.

Alban Qafa, i cili përfaqëson edhe kushëririn e Shullazit tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra dhe jo kanabis.

“Blerim Shullazi tha se bimët që iu gjetën janë pisha të egra. Kubikët e mbjellë janë çuar në laborator”,- ka deklaruar Qafa per “News 24”.
kanabis-2-655x356