Avioni që udhëtoi vetëm me një pasagjer (Video)


Shumica e njerëzve kur udhëtojnë me avion shpresojnë që ulësja afër tyre të jetë e zbrazur, që të kënaqen plotësisht me udhëtimin.
Por, një burrë jo që pati vetëm ulësen afër tij të zbrazur, por të gjitha ulëset në avion përderisa po udhëtonte nga Manila për në ishullin Boracay me Philippines Airlines.

Udhëtari Alex Simon, 28-vjeç, përjetoi një udhëtim me ‘avion privat’ me një biletë të lirë, me vetëm pilotët dhe stjuardesat e avionit – pa asnjë pasagjer.

Stjuardesa i tha atij: “Mund të ulesh ku të duash, për shkak se je pasagjeri i vetëm”.
alex-simon1