Avioni i shpërthyer nga sulmi terrorist, pasagjeri britanik kishte vetëm 3 javë që ishte bërë sërish baba

Pasagjeri britanik i cili ishte në bordin e avionit EgyptAir që u hodh në erë mbi detin Mesdhe kishte festuar faktin që ishte bërë baba për herë të dytë vetëm tre javë më parë.

Vëllai zemërthyer i pasagjerit Richard Osman, 40 vjeç, tha se ai ishte “tepër i lumtur” pas lindjes së vajzës së tij Olympe më 27 prill.

Osman, një gjeolog i cili po udhëtonte drejt Egjiptit për punë, ishte gjithashtu edhe babai i një vajze 14-muajshe që quhet Victios.

‘Nuk më besohet ende,’ tha vëllai i Z.Osman, Alastair.

‘Më telefonoi motra jonë në mëngjes dhe jam edne i shokuar. Richard ishte shumë i lumtur për lindjen e vajzës së dytë por ja që disa javë më aps ai nuk është më me ne, ëhstë absolutisht një tragjedi”.Avioni i shpërthyer nga sulmi terrorist, pasagjeri britanik kishte vetëm 3 javë që ishte bërë sërish baba