Avdullah Hoti “dorëzohet” përballë Shpend Ahmetit: Shkon në komunë për autobusët!

avdullah-hoti-645x380

Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot ka vizituar Komunën e Prishtinës, për çështjen e autobuësve. Kjo vizitë e tij, vije pas presionit të madh publik për bllokimin që ministri u kishte bërë garancioneve për marrjen e një kredie për blerjen e 51 autobusëve. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Shënimi i plotë:

Qe një muaj kërkuam takim trepalësh me Minstrin Hoti dhe BERZH. Qe dhjetë muaj e bllokon projektin e autobusëve.

Pas presionit qytetar dhe konferencës sot, Ministri Hoti ka ardh në komunë për ta takuar kryesuesin e Kuvendit Komunal Halim Halimin, gjoja për ti thënë për ta kaluar në Kuvend Komunal. Prapë nuk ka komunikuar me zyren tonë.

Presioni qytetare bën çudira, por kjo qeveri nuk i meriton postet që i ka.