Automobili elektrik me shpejtësi të Formula-1

loading...

loading...
Kompania e kroatit Mate Rimac, në bazë të idesë së tij, ka projektuar automobilin e parë elektrik me 1 000 kuaj fuqi Volar-e. Për prodhimin e këtij automobili super të shpejtë, në bashkëpunim me firmën spanjolle Applus+ Idiada janë nevojitur katër muaj, ndërsa prezantimi është bërë në shtegun Catalunya afër Barcelonës, shkruan gazeta kroate V. List.

Ky automobil arrin shpejtësinë maksimale prej 300 km në orë, kurse me katër  elektromotorët e tij mundëson arritjen e shpejtësisë prej 100 km/h brenda 3.4 sekondave. Baterisë prej 10 qelizave (38 kWh) i nevojiten vetëm 20 minuta për t’u mbushur.

Volar-e u prodhua pasi Applus+ Idiada mori mjetet monetare nga Komisioni Evropian për prodhimin e automobilit elektrik me karakteristika të larta.

loading...