Autobusi nga Kosova mbytë një kalimtar në Krujë

loading...

549987_474978692555925_668212418_n

loading...
Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Luz të Krujës ku një autobus me targa të Kosovës, KS 01840 CO, ka përplasur fatalisht një kalimtar.

Burime zyrtare nga policia thanë se si rrjedhojë e përplasjes gjeti vdekjen 60 vjeçari Adem Milloshi nga Mamurrasi, i cili në kohën e ngjarjes ishte duke kapërcyer rrugën nga njëri krah në tjetrin, shkruan Noa.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Për rrjedojë u bë ndalimi i drejtuesit të autobusit, i identifikuar si 37 vjeçarii Dritan Shahini nga Kosova, i cili ishet në drejtimin e mjetit në kohën e përplasjes fatale.

loading...