Autobusi i blinduar i Obamës, 1.1 milion dollar (Foto)

 

 

 

 

 

 

 

Nuk është si gjithë autobusët e tjerë. Autobusi i zi i presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është quajtur nga mediat amerikane “Ground Force One”, ky emër kujton aeroplanin “Air Force One”.
Automjeti i blinduar, gati 14 metër i gjatë është i pajisur me teknologjinë më të fundit të komunikimit. Është urdhëruar (dizajnuar) nga Shërbimet Sekrete në qershor të vitit 2011 për presidentin dhe familjen e tij, në mënyrë që të udhëtojnë të sigurt në rrugët e Amerikës.

Sipas “Reuters”, ky autobus ka kushtuar 1. 100. 000 dollarë. Nuk ka fotografi nga ambienti i brendshëm, por thuhet se është i pajisur me kinema, dysh, suitë. Të gjitha janë prej lëkure.

Brenda mjetit ka rezerva të oksigjenit dhe të gjakut (me të njëjtin grup me presidentin), në raste emergjence. Gjithashtu, autobusi është i pajisur edhe me sistemin e parandalimit të zjarrit.

Por, mjeti nuk është i gjithi i “made in USA” pasi modeli “VIP H3-45” është vepër e një kompanie kanadeze, “Prevost”.

 

ft4SkOb

ZqZqmwm 224261