Auris Touring Sports, funksionale në çdo aspekt

loading...

timthumb (3)

loading...
Duke kombinuar dizajnin dinamik me kabinën më funksionale në segmentin e vet, Toyota Auris Touring Sports e re, është karavani i parë në segment me agregat tërësisht hibrid.

Me bateri të vendosur nën ulësen e prapmë, teknologjia e Toyota-s Hybrid Synergy Drive, nuk merr shumë hapësirë, kështu që nuk është bërë kompromis në lidhje me hapësirën e bagazhit, kështu që kapaciteti do të jetë 530 litra, ndërsa nëse palosen ulëset prapa, kapaciteti rritet në 1658 litra. I dizajnuar për Evropë, Auris Touring Sports do të prodhohet në Britani. Sikurse modeli Hatchback, Auris Touring Sports dallohet me dizajnin e fuqishëm dhe dinamik të karrocerisë. Po ashtu, një përparësi e madhe i është dhënë edhe aerodinamikës dhe zvogëlimit të peshës së këtij modeli.

Dizajni i ri i karrocerisë, ka performanca të shkëlqyeshme aerodinamike. Pjesa e përparme është e ngjashme me versionin Hatchback, ku ka të theksuar maskën e poshtme dhe pamje depërtuese të dritave të ditës LED. Të gjitha këto këtij karavani të ri i japin një pamje të fuqishme, por prapë elegante. Auris Touring Sports do të jetë në dispozicion në dhjetë ngjyra, nga të cilat tri janë të reja, ndërsa oferta përfshinë fellne çeliku me dimensione 15 dhe 16 inç dhe fellne alumini me dimensione 16 dhe 17 inç. Interieri i ri ofron më shumë hapësirë dhe rehati për pasagjerët, ndërsa dallohet për nga format e fuqishme, materialet kualitative dhe ndjenjën më të këndshme të materialeve kur preken.

Tabela e instrumenteve ka dizajn horizontal, çka krijon ndjenjën e gjerësisë më të madhe, përkrah shpërndarjes ergonome të instrumenteve dhe ndërprerësve, të cilët janë më shumë të drejtuar nga vozitësi. Ulëset e reja para, janë tejet komode dhe kanë mundësinë e rregullimit në lartësi dhe thellësi. Dizajni i ri i ulëseve, gjithashtu e rrit edhe hapësirën për gjunjë të pasagjerëve për 20 mm, e gjithashtu është rritur edhe këndi i hapjes së dyerve prapa. Kualiteti i materialeve dhe harmonia vizuale e brendisë, është shtuar ndjeshëm, kështu që me kujdes janë zgjedhur materialet e çdo sipërfaqeje me të cilën pasagjerët vijnë në kontakt.

Superioriteti i hibridit

Me prezantimin e Auris-it në vitin 2010, Toyota është bërë prodhuesi i parë i cili ofron tre motorë të ndryshëm në segmentin C. Njësia e kontrollit Hybrid Synergy Drive është modifikuar për të siguruar përshtatje dhe përshpejtim natyral të veturës, me një lidhje të ngushtë mes shpejtësisë së veturës dhe numrit të rrotullimeve të motorit. Të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur apo së bashku, motori benzinë 1.8 litërsh VVT-i dhe elektromotori krijojnë forcën e përbashkët prej 136 kuaj fuqive, për çka hibridi Auris Touring Sports përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.9 sekonda, me shpejtësinë maksimale prej 180 km/h. Nga ana tjetër, Auris Touring Sports ka nivelin më të ulët të emetimit të gazrave CO2 në klasën e vet prej vetëm 85 g/km. Përveç agregatit hibrid, Auris Touring Sports do të jetë në dispozicion edhe me motorë benzinë dhe me naftë sikurse tek modelet Hatchback. Bëhet fjalë për motorët benzinë 1.33 litërsh Dual VVT-i dhe ati 1.6 litërsh Valvematic si dhe motorët dizel të përmirësuar 1.4 dhe 2.0 litërsh. Për shkak të teknologjisë së Toyota-s Stop & Start dhe transmisionit të avancuar Multidrive S, Auris Touring Sports përveç që është i suksesshëm në nivelin e ulët të emetimit të gazrave, ka harxhimeve tejet të vogla, kështu për 100 kilometra të kaluara, harxhon mesatarisht 5.4 litra.

1333 cc
Shpejtësia
180 km/h
Fuqia
1136ps
Harxhimet
5.4l / 100 km

Interieri
Interieri i ri ofron më shumë hapësirë dhe rehati për pasagjerët, ndërsa dallohet për nga format e fuqishme, materialet kualitative dhe ndjenjën më të këndshme të materialeve kur preken

Shpejtësia
Auris Touring Sports përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.9 sekonda, me shpejtësinë maksimale prej 180 km/h

Harxhimet
Falë teknologjisë së Toyota-s Stop & Start dhe transmisionit të avancuar Multidrive S, Auris Touring Sports ka harxhimeve tejet të vogla, kështu për 100 kilometra të kaluara, harxhon mesatarisht 5.4 litra

Motori
Të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur apo së bashku, motori benzinë 1.8 litërsh VVT-i dhe elektromotori krijojnë forcën e përbashkët prej 136 kuaj fuqive

loading...