Aurela Gaçe del me reçipeta në rrugë dhe e poston foton në Instagram, justifikimi është i pamenduar

Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më të talentuara dhe të pëlqyera për publikun shqiptar ka postuar një foto në Instastory në profilin e saj në instagram ku duket e veshur çuditshëm.

Ajo ka veshur mbi një këmishë të gjatë e të bardhë, reçipeta të zeza që kanë dalë mjaft në modë së fundmi.

Këngëtarja shkruan brenda fotos një frazë gazmore të shoqëruar me disa ikona të buzëqeshura:

Më mirë me to sesa pa to”.

Stili i saj ka qenë gjithmonë i veçantë por këtë herë duket se ajo ka dashur t’i japë një mësim të mirë vajzave që zbulojnë më tepër seç duhet.