Audi SQ5 3.0 TSI

loading...

audi

loading...
Audi verën e kaluar ka prezantuar modelin e parë S me motor dizel. Bëhej fjalë për modelin SQ5 me motor 3.0 litërsh TDI me 313 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 650 Nm. Mirëpo, nga Audi menjëherë ka ardhur lajmi se SQ5 dizel do të jetë në dispozicion vetëm për blerësit evropian.

Për fat të mirë për të tjerët tashmë është përgatitur versioni me motor të fuqishëm benzinë, me të njëjtin konfigurim sikurse motori dizel, pra do të ketë 354 kuaj fruqi dhe moment rrotullimi prej 470 Nm. Motori i fuqishëm benzinë vjen në kombinim me transmisionin tiptronic me 7 shpejtësi i cili shpërndan forcën në të katër rrotat.

Ky motor siguron përshpejtimin nga 0 në 100 km/h për 5.3 sekonda, ndërsa shpejtësinë e ka të kufizuar në 250 km/h, derisa mesatarisht harxhon 8.5 litra për 100 km, çka në krahasim me motorin dizel, i ka pakëz më të dobëta performancat.

loading...