Audi R8 per ate qe blen nje apartament ne Dubai

Image 1357206197-dubai_audi.jpg

Një automobil Audi “dhuratë” për kë ble një apartament. Kjo është çfarë ofron një shoqëri imobiliare e Dubait në Emiratet e Bashkuara arabe në fushatën e tij elektorale për promocion për 2013.Në një shënim të shpërndarë nga shoqëria “Damak Immobiliare” lexohet që “Oferta promocionale vlen për atë që ble apartament me pamje nga Panairi i Marketingut” në Dubai. Siti web i televizionit al Arabiya që vë në dukje ofertën nuk bën publike çmimet e shitjes së apartamenteve. Por bëhet fjalë për apartamente ekstraluksozë në ndërtesa super moderne pranë zonës së “Dubai Marine” dhe “Burj Dubai” grataçela më e lartë në botë.Ja si është artikuluar “paketa e ofertave” për të thithur klientelën një R8 kupa sportive e shtëpisë automobilistike gjermane Audi për kë ble një apartament me 3 dhoma gjumi; një A6 për dy dhoma; dhe A4 për kë ble një apartament të vogël vetëm me një dhomë gjumi.