Atletico e fortë për Barcelonën, e eliminon nga Liga e Kampionëve (Video)

loading...



Atletico Madrid ka mposhtur dhe eliminuar kampionin e Evropës Barcelonën nga Liga e Kampionëve.
Skuadra e Atletico Madridit ka shënuar fitore 2:0 kundër Barcelonës, për të eliminuar atë nga Liga e Kampionëve.

Atletico është kualifikuar me rezultat të përgjithshëm 3:2, pasi ndeshja e parë në Barcelonë kishte përfunduar 2:1 në të mirë të vendësve.

Të dy golat për Atleticon i shënoi Antonie Griezmann, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë.
Atletico kështu bëhet skuadra e katërt që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi tashmë një gjë të tillë e kanë bërë edhe Real Madrid, Manchester City dhe Bayern Munich. /Express
ATLET

loading...

loading...