Atlete që mbushin telefonin derisa ju ecni

loading...


Harxhimi i baterisë derisa jeni duke shëtitur nëpër qytet është një problem i përditshëm i pronarëve të telefonave.
Këto atlete të mençur duket se e kanë gjetur ilaçin për këtë problem, pasi një grup i Universitetit të Wisconsin-Madison kanë krijuar në palë atlete që kanë kapacitet të mbushin baterinë e telefonit derisa ju ecni.

Atletet “InStep NanoPower” posedojnë teknologjinë që përdorë energjinë kinetike të gjeneruar nga ecja dhe atë energji e përdorë për mbushjen e telefonave të mençur, transmeton Koha.net.

Ato kanë kapacitet që të krijojnë energji deri në 10 watt për metër katror, mjaftueshëm për të mbushur telefonin tuaj me 2 watt.

Fatkeqësisht prototipi i këtyre prototipave ende nuk është komercializuar, prandaj nuk mund të blihen.
pa_1458210316-396224

loading...

loading...