ATK-ja mbyllë Kolegjin ‘Victory’

loading...

loading...
Administrata Tatimore e Kosovës ka mbyllur sot Kolegjin Privat “Victory”.
Burime të Indeksonline tregojnë që ky aksion është ndërmarrë sot në mëngjes por ende nuk ka detaje të tjera rreth arsyeve të këtij aksioni.

Ndryshe Kolegji Universitar “Victory” është themeluar si institucion privat i arsimit të lartë në Kosovë dhe ka operuar me licencë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.

Ndërsa, nga 24.07.2009, Kolegji Universitar “Victory” është akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kolegji Universitar “Victory” është institucion privat i arsimit të lartë dhe është themeluar më 2005.

loading...