Atifete Jahjaga ndahet nga burri?

Atifete_Jahjaga_-mandati111-780x439-640x360


Jo vetëm gjatë mandatit si presidente, por edhe pas përfundimit të këtij mandati, ish presidentja e Kosovës thuajse asnjëherë nuk u shfaq në publik në shoqërinë e bashkëshortit të saj, dentistit Astrit Kuçi.
Edhe në takimet protokolare, edhe në ahengjet e ndryshme ku merrte pjesë Jahjaga shiheshin vetëm bashkëpunëtorët e ngushtë të Jahjagës, por jo edhe bashkëshorti i saj.
Tash së fundmi janë shfaqur edhe foto nga jeta e natës që bën presidentja Jahjaga, por si në të gjitha paraqitjet publike deri më tani, askund nuk shihet bashkëshorti i saj, Astrit Kuçi.
Raportimi i fundit kur Jahjaga udhëtoi me bashkëshortin e saj, ishte para tre viteve në një udhëtim në New York në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara gjë që shton dyshimet se ish qifti presidencial nuk janë më bashkë.
Ish presidentja e Kosovës asnjëherë nuk e ka kurorëzuar matesën e saj me bashkëjetuesin, Astrit Kuçi, rrjedhimisht asnjëherë nuk e përdori mbiemrin e tij.