Atentat pedagoges dhe kandidatit për kryebashkiak VIDEO

loading...

Dy atentate janë shënuar 24 orët e fundit në Vlorë dhe Tiranë. Një shpërthim me tritol është regjistruar natën duke gdhirë dita e sotme, në qytetin e Vlorës. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, shpërthimi i makinës Audi Q7 ka ndodhur në lagjen “Rilindje” të Vlorës. Makina është me targa AA 455 KL. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa pronari i makinës thotë se nuk ka probleme me njeri. Sakaq, një atentat me eksploziv i mbetur në tentativë ka ndodhur te “Liqeni i Thatë” në kryeqytet. Sipas të dhënave zyrtare nga policia në pjesën e poshtme të automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, 44 vjeç është vendosur një sasi prej 450 gramë eksploziv i llojit C4. Pronari i mjetit që ka konstatuar eksplozivin ka njoftuar policinë e cila ka gjetur lëndën eksplozive të pa shpërthyer për arsye të paqarta, pasi kapsolla detonatore e vendosur brenda lëndës plasëse ka bërë eksplodim. Vasil Bedinaj është babai i një fëmijë, aktualisht ushtron veprimtari në fushën e biznesit si pronar i hotel Regina në Radhimë të Vlorës. Ai është kryetar i Shoqatës së Operatorëve Turistik për Jugun e Shqipërisë “ATA” ndërsa më parë ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës . Në zgjedhjet e vitit 2015 ai kandidoi si i pavarur për të drejtuar këtë bashki. Ngjarja po hetohet për shkak të konflikteve në fushën e biznesit.
VLORE-naten

loading...

loading...