Atentat me armë zjarri në Tiranë, vritet një person


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Nga burimet paraprake mësohet se Elton Cici është vrarë me armë zjarri, pranë stadiumit “Selman Stermasi”.

Mendohet se kanë qenë dy persona që e kanë qëlluar Elton Cicin.

Ai është qëlluar me dy plumba në kokë. Dyshimet janë se ai mund të jetë dhunuar fizikisht më parë.

Megjithëse informacionet e parë thanë se personi në fjalë mbeti i plagosur, burimet për gazetën “Express’ bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

Policia e Tiranes ka marre nje telefonate se ne nje lokal prane zones se stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin degjuar te shtena me arme.

Forca te shumta policore shkuan ne vendngjarje.

U konstatua se te lokal “De Niro” eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Elton Cico.

I plagosuri eshte derguar menjehere per ndihme mjekesore ne spital, por megjithe ndihmen e dhene ai ka nderruarr jete.

Policia po punon per sqarimin e rrethanave te krimit dhe kapjen e autoreve.
tir