ATENTAT / Goditet barbarisht Presidenti Skënderbeut Artan Takja


Presidenti i ekipit të Skënderbeut, Ardian Takaj është dhunuar ditën e sotme gjatë ndeshjes Teuta-Skënderbeu. Burimet thanë për citynews se persona ende të paidentifikuar kanë rrahur Presidentin Takaj në stadiumin e Durrësit, ku po zhvillohej përballja mes dy ekipeve. Ende nuk dihen arsyet e ndodhjes së kësaj ngjarje, por paraprakisht incidenti nuk duket të jetë anti-sportiv. Pritet që policia e Durrësit të japë informacione lidhur me ngjarjen e ndodhur, ndërsa ende nuk dihet nëse Takaj ka përfunduar në spital apo diku tjetër./citynews
Screen-Shot-2016-05-08-at-10.04.53-PM