Atë që gjetën mjekët në stomakun e një adoleshenteje i la gojëhapur të gjithë!

loading...

loading...

Një vajzë adoleshente indiane, kishte ngrënë fshehurazi flokët e saj për vite më radhë. Por prindërit e saj nuk e kishin idenë së çfarë po ndodhte me vajzën e tyre, e cila po dobësohej kaq shumë.

Aakansha Kumari kishte probleme me të ngrënit edhe ato që hante, i nxirrte me anë të të vjellave të shpeshta.

Kështu që mjekët i bënë një skaner, ku u zbulua një masë e madhe flokësh duke zënë një vend më shumë se 80% të stomakut të saj.

Momenti i tmerrshëm i mjekëve, ishte kur në skaner u shfaq një tufë të madhe flokësh më shumë se 2 kilogramë në stomakun e 16-vjeçares.

Mjekët e diagnostikuan vajzën me trichophagia, një sëmundje e cila detyron njerëzit që të hanë flokët e tyre dhe që prek 1 në 1 milion njerëz.

loading...