Aspirina ju mbron nga këto sëmundje vdekjeprurëse

Një studim i ri ka treguar se përdorimi i rregullt i aspirinës, në doza të vogla, ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Në studimin e publikuar të enjten nga JAMA Oncology, shkencëtarët ekzaminuan lidhjen.

midis kancerit dhe aspirinës tek rreth 136 mijë njerëz. Të dhënat për meshkujt dhe femrat u mblodhën për më shumë se 32 vite.

Kërkuesit shkencorë zbuluan se përdorimi i rregullt i aspirinave (domethënë dy herë në javë ose më shumë) për të paktën gjashtë vjet çon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë me 19%, i kancerit të traktit gastrointestinal me 15% dhe i kancerit në përgjithësi me 3%.

Sa i përket llojeve të tjera të kancerit, si ai i gjirit, prostatës dhe mushkërisë, aspirina nuk ka asnjë ndikim. Shkencëtarët mendojnë se aspirina parandalon zhvillimin e tumoreve dhe kancerit kolorektal.