Askush në botë nuk mund t’ia vërë fëmijës emrin e këngëtares shqiptare

Këngëtarja shqiptare e njohur si Anna Oxa i ka vënë patentë emrit të saj.

Anna Oxa tashmë do të jetë e qetë pasi tashmë do jetë e vetmja në planet me këtë emër.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Italisë i ka konfirmuar mbrojtjen me ligj të emrit të saj, i cili kohët e fundit kishte nisur të shfrytëzohet nga të tjerët.

Anna Oxa, emri i vërtetë i të cilës është Iliriana Hoxha, ka bërë të ditur që çdokush që tenton të shfrytëzojë emrin e saj apo të kompanisë së saj “Oxarte” do të dënohet me ligj.

Anna nuk është e vetmja që e ka bërë këtë gjë me emrin e saj, shumë VIP-a e kanë patentuar emrin e tyre, siç është Jay-z dhe Beyonce dhe emri i vajzës së tyre Blue Ivy Carter, po ashtu.