As gjoksi, as të pasmet, sekreti i femrave është diku tjetër

Untitled34
Nuk është sekret se meshkujt pëlqejnë femra me bel të hollë, këmbë të gjata dhe gjoks të madh. Tani ka dalë në dritë edhe një tjetër fakt që tërheq meshkujt te trupi i femrave.

Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt tërhiqen nga trupi i femrave që kanë të pasmet me një kënd 45 gradë me shpinën. Kjo shpjegon arsyen e tërheqjes së meshkujve ndaj femrave si Kim Kardashian apo Jennifer Lopez.

Pa një kurbë të tillë, presioni mbi ijet e gruas gjatë shtatzënisë do të ishte rritur me gati 800% duke e lënë atë të palëvizshme. Studiuesit panë se kurba nuk kishte lidhje me madhësinë e poshtme një gruaje. “Është një standard i pavarur dhe i pazbuluar më parë i atraktivitetit,” – tha autori i studimit David Lewis i Universitetit “Bilkent” në Turqi.

Për studimin, i cili u botua në revistën “Evolution” dhe “Sjellja Njerëzore”, psikologët pyetën 300 burra për të nxjerrë në pah imazhet e femrave me kënde të ndryshme të fundshpinës duke u kërkuar të vlerësonin ato./lapsi/