As dronët s’do të mund të fluturojnë nesër mbi Prishtinë – ja pse! (Foto)


Edhe nëse opozita ka planifikuar të ndërmarrë ndonjë aksion simbolik kundër inaugurimit të Hashim Thaçit president, mundësitë që nesër ta bëjnë këtë i kanë shumë të vogla.
Për shkak të ardhjes së mbi 50 delegacioneve zyrtare, nesër sheshet e Prishtinës do të jenë tërësisht të bllokuara, kurse gjithçka për sa i përket sigurisë është në dorën e Policisë së Kosovës.
2
Prej pamundësisë për të depërtuar brenda hapësirës, këto ditë kanë qarkulluar disa thashetheme se Lëvizja Vetëvendosje po planifikon të ndërmarrë aksion simbolik me dron, por Policia e Kosovës ka menduar edhe për këtë.
3
Telegrafi mëson se në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, tashmë shihet se është vendosur edhe vetura me interferues valor përmes së cilës pamundësohet edhe lëvizja e dronëve në hapësirë në një perimetër të caktuar.
4
Për shkaqe sigurie, përmes kësaj veture mund të bllokohet gjithçka që ndërlidhet me elektromagnetikë dhe me frekuenca valore.
pr1

pr2

pr3

pr4