Arta Dobroshi, kundër qeverisë Thaçi

loading...

artaa

loading...
Aktorja e njohur kosovare, tashmë e afirmuar edhe në shumë vende të botës, Arta Dobroshi, pasi ka fituar disa çmime nëpër festivale ndërkombëtare të filmit, është kthyer në Kosovë dhe menjëherë është aktivizuar nëpër disa organizime të qytetarëve, të cilët shprehin hapur mllefin e tyre kundër qeverisë aktuale,transmeton panorama plus. Ndal korrupsionit shkruhet në pankartat e qytetarëve, ndërsa në krah tyre shihet edhe aktorja e njohur, e cila muaj më parë në mënyrë direkte, në një intervistë në të përditshmen “/LajmeOnline/” në Kosovë, doli hapur kundër qeverisë “Thaçi”, duke pohuar se kjo qeveri duhet rrëzuar shumë shpejt. Megjithatë deri më tani nuk ka pasur ndonjë opinion kundër aktores, e cila është kthyer në vendlindje për të shprehur fjalën e lirë dhe mendimin e saj.

loading...