Art mbi ujë, ekspozitë shqiptaro- turke në Tiranë

loading...

Teknika e abstragimit duke ruajtur gjurmët e imazheve nga realja shijohet dhe vjen si një thirrje e bukur si për amatorët ashtu edhe profesionistët e pikturës.

Art mbi ujë, ekspozitë shqiptaro- turke në Tiranë
loading...

Uji është elementi i parë i jetës edhe në teknikën e artit të quajtur EBRU.

Brenda qendrës kulturore turke “Jonuz Emre” imazhet e punuara me bojëra uji janë nderur punët e shumë artistëve të rinj që kanë përftuar një teknikë abstragimi me mjete natyrale.

Tryeza e sofrës artistike turke prezantohet nga dy kuratorët Blerta Meta dhe Eugert Skura e drejtuar nga pedagogu Abdulvahap Ertekin, që janë dhe aplikues të kësaj forme dhe disipline të shprehuri mbështetur mbi traditën turke.

T’i kthehesh natyrës duke siguruar mjetet nga fauna dhe flora rrethuese për të mbërritur tek harmonia. Mbi qilimat e ujshëm luhet vallja e ngjyrave sipas konceptit të ekspozimit. Pas këtij kërcimi me valzime askush nga protagonistët nuk është më i njëjti nga kjo përvojë kaq e veçantë.

Teknika e abstragimit duke ruajtur gjurmët e imazheve nga realja shijohet dhe vjen si një thirrje e bukur si për amatorët ashtu edhe profesionistët e pikturës.

loading...