Arsyet pse vajzat e zgjuara duhet të përpiqen më shumë për të gjetur dashurinë?

loading...


Nëse je një vajzë e zgjuar, nuk ke fare vështirësi në arritjen e të gjitha ambicieve të tua, madje ja ke dalë mbanë që të fitosh gjithçka që ke dashur… përveç se kur flitet për dashurinë.
Këto janë disa nga arsyet pse ndodh kjo gjë, transmeton Class.

Je më e fokusuar në krijimin e karrierës

Ndërkohë që shoqet e tua përpiqeshin të gjenin dashurinë e jetës, ti ishe duke gjetur vendin më të mirë të punës për të siguruar një jetë të pavarur.

Je shumë e zgjuar për të rënë pre e gënjeshtrave
Nëse ke një nivel të lartë inteligjence dhe gjithashtu edukimi që ke marrë mund të ndikojnë që t’i dallosh lehtësisht gënjeshtrat e dikujt tjetër dhe nuk të pëlqen të biesh pre e tyre.

Të pëlqen të jesh e pavarur

Që në momentin që vendose të kërkosh punë dhe të fitosh të ardhurat e tua, e dije që mund të kujdeseshe për veten tënde, prandaj nuk e ke problem të rrish me dikë tjetër kur mund t’ja dalësh mbanë shumë mirë vetë.

Nuk ke shumë ideale për dashurinë

Vajzat e zgjuara e dinë që jeta në realitet ndryshon nga filmat apo nga historitë e librave, prandaj ato dinë si të sillen edhe në situata të ndërlikuara që vajzat e tjera i shmangin.

Je e mbikualifikuar

Ndoshta e ke dëgjuar shumë herë këtë gjë, por meshkujt nuk pëlqejnë një vajzë që i ka arritur të gjitha sepse ndjejnë indiferentizëm ndaj saj, prandaj e kanë më të vështirë të krijojnë një lidhje, pavarësisht ndjenjave.
large_1460222956-7788800

loading...

loading...