Arsyeja e ndarjes së Perry-t me Meyer

loading...

foto (1)

loading...
Pak ditë më parë u raportua se çifti i famshëm, Katy Perry dhe John Meyer vendosën ti japin fund lidhjes së tyre e që zgjati vetëm tetë muaj.

Ndërkaq, është bërë e qartë arsyeja pse Katy ka vendosur ti jap fund lidhjes. Këngëtarja thuhet të ketë gjetur një numër telefoni në veturën e tij.

“John kishte vendosur ta dërgonte Katy-n për ta vizituar një qendër shpëtimi Chihuahua në luginë. Kur ata ndaluan për tu furnizuar me gas, Katy rastësisht gjeti një numër telefoni në dorezën e veturës,shkruar mbi një pecetë. Gjërat u përkeqësuar dhe Katy i telefoni asistentit të saj që të vinte e ta merrte për ta dërguar më pas në shtëpi”, ka thënë një burim për gazetën britanike ‘Grazia’.

Ndryshe, kjo është hera e tretë që çifti janë ndarë gjatë këtyre tetë muajve. Herën e parë, Katy dhe John ishin ndarë vetëm dy javë pasi kishin filluar romancën./LajmeOnline/

loading...