Arsenal, 12 milionë € për Vuçiniçin

loading...

0

loading...
Pas tentativës për ta huazuar në merkaton e janarit, edhe pse gjithçka u stopua nga një parakontratë e firmosur me Interin, në rastin e shkëmbimit të dështuar me Fredio Guarinin, Arsenali tashmë është totalisht i bindur se Mirko Vuçiniç është lojtari i duhur për t’i dhënë diçka më shumë sulmit anglez.

Trajneri i “topçinjve” të Londrës, Arsen Venger, ka pasur kontakte të shpeshta me menaxherin e tij dhe me vetë lojtarin. Por ndërsa deri në janar francezi ishte gati të investonte vetëm për huazimin e tij me të drejtë blerjeje, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar, prandaj bisedimet janë rihapur dhe Juventusi duket i kënaqur me ofertën prej 12 milionë eurosh që ka mbërritur në seli.

loading...