Arrow Sezoni 1 – Recensim

loading...

Arrow3

loading...
*Kujdes! Shkrimi në vazhdim përmban ‘spoilera’ që zbulojnë shumicën e sekreteve të këtij sezoni. S’preferohet të lexohet nga ata që nuk e kanë shikuar këtë sezon dhe nuk dëshiroj tu prishen befasitë

‘Arrow’ është ndër pak dramat debutuese që ka arritur të më zgjoj vëmendjen këtë sezon. Një superhero në televizion? Kujt s’do ti pëlqente kjo?! Seriali ka ‘dhezur’ si është më së miri tek CW duke zgjuar interesimin, jo vetëm tek unë, por tek shumë veta. Është më kreativ dhe më ndryshe se shumica e serialeve në televizion, për atë edhe është kënaqësi të shikohet. Nuk bëhet i kotë, bajat.

Oliver Kuin është njëri ndër karakteret më të veçanta në TV, tamam një superhero. Një tinejxher ngacmues, i cili pas viteve të kaluara në tentim për të mbijetuar, kthehet si një superhero në vendlindjen e tij. Tashti seriali ndahet në të tashmen, të kaluarën e afërt, dhe të kaluarën e largët. Të trija këto periudha kanë të bëjnë me Ollin. E kaluara e largët paraqet Oliverin para aksidentit, një djalë i çoroditur që nuk bëhet merak për jetën. Në këtë periudhë më shumë diskutohet edhe për themelet e listës, të cilën Olli e merr në periudhën e dytë. E kjo periudhë është ajo që prish kotësinë e serialit dhe ofron një arrati sa herë që nis të ‘ngadalësohet’ ritmi i ngjarjeve, por, më shpesh ngjarja zhvendoset në ishull bash në momentin kur ngjarja në qytet është në pik.

Vet shpërndarja e ngjarjeve ka qenë e shkëlqyeshme. Të kemi një hero që një sezon të tërë punon i vetëm dhe vret nga një zuzar në çdo episod do të ishte tepër bajate, palidhje, e pakuptimtë. Producentët kanë bërë punë të shkëlqyeshme duke zbuluar sekretin e tij deri në masën e duhur. Tani kemi katër veta që dijnë sekretin e tij, dy prej të cilëve duhet të jenë të vdekur. Së paku është e sigurt që Tomi është i vdekur – e mësojmë nga librat komikë në tranzicionin ndërmjet sezonit të parë dhe të dytë. Po të zbulohet sekreti edhe brenda në familje, si dhe tek Lorel do të ishte e tepërt.

Jashtëzakonisht më ka pëlqyer mënyra se si merr informata nga nëna e tij pa zbuluar identitetin e tij të vërtetë. Ka qenë skenë interesante, dhe më ka hutuar për një moment, para se të shfaqej Digëll. Duhet të pranoj që Digëll dhe Fellisiti përbëjnë një skuadër të shkëlqyeshme me Ollin. Ka fjalë që Roj mund të luaj rolin e Spidit – ndihmëtarit të Ollit nga librat komikë, por, asgjë zyrtare. Gjërat komplikohen kur e dimë që Ollin thërret Thian me nofkën Spidi.

Evoluim të shkëlqyeshëm ka pasur edhe karakteri i saj. Nga një vajzë ‘e dal rruge’ deri në një shpëtimtare në fund të sezonit. Është bërë një karakter i dashur nga të urryerit. E kur e përmendim Thian, apo aktoren Willa Holland jemi të detyruar të lavdërojmë punën e kastingut. Është njëri ndër kastet më të bukura në televizion. Më i mirë edhe se ‘Gossip Girl’ e ‘The Vampire Diaries’, dy seriale tjera të CW-së (Gossip… ka përfunduar). Merreni çdo karakter të vetëm dhe provoni të gjeni dikë më të përshtatshëm për ta zëvendësuar. Sigurisht nëse kërkoni në ajkën e Hollivudit mund të gjeni, por, s’do të përshtaten në televizion. Jo në ‘Arrow’.

Tani të përqendrohemi pak tek ngjarja. Kah fundi, kur Mallkollm, babai i Tomit, shokut më të mirë të Ollit, fillon të shfaqet si antagonisti kryesor në film, më çon mallin tek ‘Spiderman’. Për pak kohë kjo më frikësoi, megjithatë vdekja e Tomit shmang një skenar të ngjashëm. I vdekur duhet të jetë edhe Mallkollm, por, s’jam i sigurt akoma. Gjithashtu ngjarja me Lorelin dhe motrën e saj, në moment kur lindin dyshimet për një të mbijetuar tjetër nga aksidenti ishin ngazëlluese, por, megjithatë s’do të preferoja të ishin të vërteta. Gjithçka përfundoi edhe aty për qejfin tim. Në fund kemi një afrim të Lorelit dhe babait të saj, detektivit Llens. Evoluim interesant, diçka si Thia ka pasur edhe detektivi Llens, diçka normale për filmat me superhero.

Më pëlqeu edhe rikthimi i Uollterit në serial, derisa nuk jam i sigurt nëse do të më pëlqente rikthimi i MekKina. Oh, gjithashtu s’do të dëshiroja të shihja as Helenën. Ka fjalë që kemi një heroinë tjetër, gjë që do të më pëlqente besoj. Helena nuk ka hapësirë dhe arsye për tu kthyer në serial. Vetëm sa do e prishte.

Ngjarjet në ishull kanë ndihmuar jashtëzakonisht serialin. Lëvizja nëpër periudha është e shkëlqyeshme. Ka një kohëzgjatje të përkryer, dhe mos mendoni se ka mbaruar gjithçka. Shumëçka po, por nuk mendoj se qysh në 2-3 episodet e para të sezonit të dytë do të kemi shpëtimin e Ollit. Rrugëtimi i tij në ishull përkryhet me tri karakteret ndihmëse dhe antagonistët që ka aty. Për shumë kohë më ngjanin në njëri tjetrin, Mallkollm dhe Edi Fajërs – kreu i mercenarëve. Jao Fei dhe Shado dalin të jenë mësues të Ollit, ngjashëm si Sllejd. Këta tre së bashku me Ollin ofrojnë atë ikjen nga tema kryesore, ikje që na kënaqë. Konsiderojeni si reklama të detyruara. S’mund të them që storia në ishull nuk është e shkëlqyeshme.

Sidoqoftë, në përgjithësi është një serial premtues. Serial që më shtyn të kthehem ta shoh rregullisht në vjeshtë. Këtë planifikoj për momentin dhe s’besoj që do të ketë ndonjë serial me të cilin do të zëvendësoja ‘Arrow’. Ua rekomandoj ta shihni patjetër nëse ju pëlqejnë serialet me superheronjë.

Luan Morina
Kritik për TV&Film

 

loading...