Arrestohet vrasësi i 17-vjeçares në Kir

loading...

Vrasësi i një vajze 17-vjeçare dhe gjyshit të saj në fshatin Kir të Shkodrës u arrestua këtë të hënë, lajmëruan burimet policore. 

mariaaaprotesta

loading...
Vrasja e dyfishtë e Marie dhe Kolë Çukajt, e motivuar nga arsye gjakmarrje, ngjalli protesta të shumta qytetare në Tiranë dhe në qytetet e tjera shqiptare.

Sipas deklaratës së Policisë së Durrësit, Arben Prroji u arrestua në përpjekje për t’u larguar nga Shqipëria.

Vrasësi i vajzës 17-vjeçare u arrestua gjatë përpunimit të pasagjerëve të tragetit “Michela”, i linjës Ancona – Durrës.

Prroji ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim penal datë 27.12.2012. Ndaj tij ishte caktuar në mungesë masa e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

34-vjeçari akuzohet se më datë 14.06.2012, rreth orës 15.40, për motive hasmërie, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë vrarë Marije Qukajn dhe gjyshin e saj 70-vjeçar, Kole Qukaj, banues në fshatin Kir.

Në mesin e qershorit të vitit të kaluar, Marie Çukaj, 17 vjeç dhe gjyshi i saj Kolë Çukaj, 70 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri ndërsa ishin duke punuar në tokën e tyre, pranë shtëpisë ku jetonin. Vajza vdiq në vend, ndërsa gjyshi i saj ndërroi jetë rrugës për në spitalin rajonal të Shkodrës.

loading...