Arrestohet shqiptari, me i kerkuari nga FBI-ja

loading...

kujtim

loading...
Një ndër shqiptarët më të kërkuar nga FBI-ja u prangos 4 muaj më parë nga policia kanadeze. Kujtim “Timmy” Lika i cili akuzohet se është një ndër tre drejtuesit e një organizate kriminale që trafikon heroinë afgane në Evropën Perëndimore dhe në kontinentin amerikan me qëllim financimin e terrorizmit u vu në pranga përgjatë të premtes së kaluar. Pjesë e listës “Most Wanted” të Byrosë Federale të Investigimit, Lika hetohej që nga viti 2003 nga drejtësia amerikane. Pas 6 vitesh, në 2009-ën Gjykata e New Jersey e shpalli atë fajtor për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, me tendencë trafikun ndërkombëtar të narkotikëve”.

Së bashku me bashkëpunëtorët e tij Gazmir Gjoka dhe Myfit “Mike” Dika, të arrestuar pak vite më parë, Kujtim Lika ishte shpallur në kërkim edhe në shtetin kanadez, policia e të cilit kishte hetuar grupet kriminale të lokalizuara në New Jersey dhe New York. Në lidhje me hetimet ndaj tyre, gjatë një operacioni policor u akuzuan 26 persona të akuzuar për trafik armësh zjarri, trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe veprimtari të tjera të rënda kriminale. 22 prej tyre u arrestuan në flagrancë, ndërsa katër të tjerë, Lika me tre të tjerët ishin shpallur në kërkim. Bashkëpunëtori i parë i Likës, Gazmir Gjoka u arrestua në nëntor të vitit 2009 në Shqipëri, ndërsa Myfit Dika u arrestua nga njësia e Task Force në Torontos në janar të 2010-ës.

I arratisuri i katërt Rodan Kote u prangos nga FBI-ja në dhjetor të 2009-ës, teksa po kthehej nga Shqipëria për në Shtetet e Bashkuara. Sipas policisë së Torontos të 26 anëtarët e kësaj organizate kriminale ishin të rrezikshëm, por liderët e saj ishin Lika dhe Dika. Kujtim Lika mbetet në pritje të procedurave të ekstradimit drejt SHBA-së.

loading...