Arrestohet pronari i ‘Emra Com’

loading...

loading...
Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë “Emra Com”, Emrush Thaçi i cili dyshohet për evazion fiskal. Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës por që nuk ka dhënë detaje tjera. Burimet të KTV-së kanë mësuar se arrestimi i tij ka ardhur pas padisë që i ka bërë atij, “Stupcat” në prokurori.
Sipas tyre kompania “EmraCom” ka shfrytëzuar në mënyrë të paautorizuar produkte të “Stupcave”, të cilat i ka postuar në Youtube. Edhe këshilltari i Ministrit të Kulturës, Genc Prelvukaj, ka konfirmuar se pas formimit të Komisionit për mbrojtjen e të drejtave të autorit një subjekt ka pyetur ata për këtë çështje dhe ka shtuar se atyre u është kërkuar të procedojnë me padi në gjykatë.
Arrestimi i Emrush Thaçit bëhet rasti i parë që institucionet e vendit merren me të pas hyrjes në fuqi të ligjit për të Drejtën e Autorit.

loading...