Arrestohet profesori, i gjetën kafkë njeriu në valixhe

Arrestohet profesori, i gjetën kafkë njeriu në valixhe

Një profesor gjerman është arrestuar pasi autoritetet i gjetën një kafkë njeriu në valixhe.

Ai ishte ndaluar përderisa ishte duke fluturuar nga Roma për në Dusseldorf, pasi zyrtarët e sigurisë zbuluan kafkën në valixhen e tij.

Profesori në moshë të mesme, i cili ishte hutuar pasi ishte ndalur nga zyrtarët, tha se e kishte blerë kafkën, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetës italiane II Messaggero, kur policia e pyetën se ku e kishte marrë kafkën, ai tha se e kishte blerë për 50 euro, për qëllime shkencore.

Profesori thuhet se është tronditur kur policia i kishte thënë se është nën arrest, për mbajtje pa leje të mbetjeve njerëzore.