Arrestohet polici, shiste drogë me makinën e policisë në Tiranë (Video)

screenshot_11-12

Një punonjës policie dhe një tjetër person janë arrestuar nga policia pas hetimeve se ishin të përfshirë në shitje të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, polici i arrestuar Dashamir Qershori 44 vjeç përdorte automjetin e policisë për të kryer transportin e drogës. I arrestuari tjetër është Elton Elezi 25 vjeç nga fshati Gurrë e Vogël dhe banues në Durrës. Operacioni i bluve të kryeqytetit i koduar “Falko” u zhvillua në rrugën e Elbasanit në Tiranë, tek rrethrrotullimi i Sanatoriumit, ku dy të arrestuarit kryenin shitjen e drogës. Policia sekuestroi një fuoristradë Mitsubishi me targa TR 6167 F me feneri, ku në bagazh u gjetën dy thasë të zinj me 12 kg kanabis. Gjatë aksionit, Elton Elezi u largua me vrap për t’i shpëtuar policisë, por uniformat blu qëlluan me armë në ajër për ta neutralizuar. Nga kontrolli personal, Elton Elezit në çantën që mbante në krahë iu gjetën disa doza kanabis.