Arrestohet për gjuajtje me armë zjarri

Në Fshatin Rufç të Lipjanit është arrestuar një person pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë në konsultim me prokurorin është kontrolluar shtëpia e të njëjtit me ç’rast gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe 2 fishekë të AK-47, 2 gëzhoja të armës 9 mm dhe në gëzhojë e pushkës M-48. I dyshuari po mbahet në Polici./LajmeOnline/