Arrestohet një shqiptari, vrau për 30 € (video)

f1_08-vrau1362772286

Është arrestuar në Milano në ambientet e një restoranti Mc Donald, Bledar Marini, shtetas shqiptar 34 vjeçar.

Të shtunën e kaluar ai qëlloi për vdekje më thikë, më një plagë në gjoks, një shtetas rumun, Stefan Catalin Bircuta, 37 vjeç, dhe plagosi vëllanë e tij.

Sipas mediumeve italiane, sherri mes tyre kishte nisur pas një mosmarrëveshje për performancën seksuale të një prostitute. Viktima nuk ka dashur të paguajë një moldave, e cila në të njëjtën kohë, sipas mediave italiane, ishte edhe e fejuara e shqiptarit. 34- vjeçari shqiptar ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe pas një debati ai ka qëlluar me thikë për vdekje rumunin, si dhe ka plagosur të vëllanë e tij, i cili ishte disa metra më larg.

Si informon gazeta panorama, rumunët të pakënaqur nga performanca seksuale, kanë kërkuar që prostituta t’ua kthejë paratë mbrapsht. Ata kishin paguar 30 euro për shërbimin.

Policia ka publikuar edhe një video, marrë nga kamerat e sigurisë, e cila tregon momentet e tensionit mes shqiptarit dhe rumunit, para se ai ta qëllonte për vdekje.