Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e Egzon Mazrekut (VIDEO)


Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person nën dyshimin se është pjesëmarrës në vrasjen e Egzon Mazrekut në Sopi të Suharekës, më 27 janar 2016, njofton KALLXO.com

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit.

“Dje është arrestuar një person në lidhje me vrasjen e Egzon Mazrekut. Po ashtu, Policia ka bastisur tri lokacione të ndryshme, ku janë gjetur prova materiale që lidhen me vrasjen e kryer në Sopi. Policia po kërkon edhe dy persona të tjerë, të cilët në ditën kritike kanë qenë së bashku me personin e arrestuar” tha zëdhënësi i Policisë, Hazir Berisha.

Sipas zëdhënësit, i arrestuari është nga rajoni i Prishtinës. Në deklaratën e dhënë në Polici, i njëjti e ka përshkruar vendin e ngjarjes dhe mënyrën se si është tentuar të kryhet vjedhja në shtëpinë e viktimës.

Berisha tha më tej se i arrestuari është i njohur për Policinë, pasi edhe më herët ka kryer vjedhje në qytetin e Suharekës. Edhe në ditën tragjike qëllimi i tij ishte vjedhja në shtëpinë e Egzon Mazrekut./KALLXO.com

Ndiqeni kronikën e Klan Kosovës se si kishte ndodhur ngjarje kur u vra i riu Egzon Mazreku dhe u pagos babi i tij.
ARESTIM !