Arrestohet Miss Bosnja, joshte bosët e mafies për t’i vrarë më pas

slobo

Femrat e bukura sigurisht që janë të pëlqyeshme. Nuk mbeti pas as ish-Miss Bosnja, Slobodanka Toshiçi, e cila fal bukurisë, ishte “rekrutuar” nga të fortët e vendit të saj. Ajo ndodhet në burg, duke u akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal.
Të paktën 5 persona janë vrarë nga grupet ku ajo bënte pjesë. Edhe grabitjet kanë qenë të shumta. Të paktën 4.5 milionë euro janë asetet e rrëmbyera nga grupi ku 29-vjeçarja Slobodanka Toshiçi kryesonte.

Gjykimi ndaj saj nisi në prill të vitit 2015, ndërsa u ekstradua nga Kroacia së fundi. Arratia ndodhi kur nisi procesi ndaj saj, në një operacion të koduar “Kukulla”, transmeton OraNews.

Toshiçi njihet si ish-e dashura e Darko Elez’it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi. Bukuroshja akuzohet për përfshirjen në vrasjen e Djordje Zdrale, rivali i të dashurit të saj.

Në listën e të akuzuarve, përveç 29 vjeçares, janë edhe 32 persona të tjerë. Vajza ka pozuar për revistën “Play Boy”, duke shpalosur hiret e saj krejt nudo. Shumë të tjerë janë ende në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet boshnjake.

2-4

1-40_1457115173-3500408