Arrestohet maniaku që vrau Julian Çelën

loading...

ARRESTOHET-MANIAKU-17_2-300x225

loading...
Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së 11-vjeçarit Julian Çela. Mëngjesin e sotëm vrasësi i 11-vjeçarit, Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë për të sqaruar rrethanat e vrasjes monstruoze. 

I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar është cuar në banesën ku jetonte me qira ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit

Ndërkohë, policia ka nisur sërish kërkimet ditën e sotme për gjetjen e trupit të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela, i cili është vrarë nga pedofili Ardian Prrenjasi. 45 vjeçari tronditi mbrëmë gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç rrëmbimit të një 10-vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht u gjet në kohë, kishte rrëmbyer dhe vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur për familjarët prej datës 30 nëntor 2012.

Kërkimet e policisë për trupin e vogëlushit nisën që mbrëmjen e djeshme në zonën e Sharrës, ku pedofili deklaroi se e kishte hedhur, por për shkak të errësirës kërkimet janë ndërprerë për të rifilluar ditën e sotme.

Do të jetë e vështirë për policinë të gjejë atë çfarë ka mbetur nga trupi i 11 vjeçarit, duke qenë se ka kaluar një kohë e konsiderueshme qëkurse kufoma është hedhur në landfillin e mbetjeve dhe aty vazhdimisht depozitohen mbeturina të tjera.

Ndërkohë, të tjera fakte tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me pedofilit Ardian Prrenjasit, i cili jetonte i pashqetësuar në komunitet edhe pse ishte një mostër me precedentë të rrezikshëm penalë.

45-vjeçari rezulton të jetë paditur penalisht disa vjet më parë për ngacmime ndaj të miturve në vendin e tij, në Përrenjas dhe gjithashtu ishte dënuar në Greqi për pedofili me 4 vjet burg.

loading...