Arrestohet çifti shqiptar në Britani, do të habiteni ku e kishin fshehur kokainën

Policia britanike ka arrestuar një çift shqiptar, pasi janë kapur në flagrancë me kokainë të pastër që e kishin fshehur në çorape.

Gjykata e Londrës ka dënuar shqiptaren 30-vjeçare Marsela Kreka me tetë vite burg, ndërsa bashkëpunëtori i saj, 23-vjeçari Artan Markaj, u dënua me gjashtë vite e nëntë muaj burg.

Të dy ishin pjesë e një grupi kriminal të organizuar dhe u arrestuan Qershorin e vitit të kaluar, pas hetimeve të Agjencisë Kombëtare kundër Krimit (NCA).
Ata u arrestuan në Barnet, në Londrën veriore. Markaj la shtëpinë e tij në Clarence Close, Barnet dhe hipi në Mini Cooper-in që drejtohej nga Kreka.
Policia dyshoi se ai kishte drogë nën rroba dhe e ndaloi sëbashku me Krekën, kur u ul nga makina disa rrugica më tutje.

1 kilogram kokainë e pastër u gjet nën sedijen e pasagjerit, ndërsa kur kontrolluan shtëpinë e tij gjetën edhe 4.5 kilogramë kokainë dhe 11,700 paund.
Sasia e drogës do të arrinte vlerën e 660 000 paundëve, nëse do të ndahej dhe do të shitej në rrugët londineze.

Në momentin e arrestimit Markaj pranoi se ishte shqiptar dhe se përdorte një kartë identiteti greke të falsifikuar. Ai po ashtu pranoi fajësinë për trafik droge dhe pastrim parash.

Ndërsa Kreka, e cila jetonte në Palmers Green, posedonte një patentë rumune me ermin Maria Danciu dhe pretendonte se i përkiste asaj. Por, hetimet konfirmuan se ishte false. Ajo mohoi edhe se ishte pjesë e grupit për trafikimin e drogës.