Arrestohen tre të dyshuar për viza italiane

loading...

aa

loading...
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale mashtrim në tentativë.

Pas grumbullimit të informatave gjatë procedurës paraprake hetimore lidhur me lajmin që është publikuar edhe në media me titull : “Kosovarët blejnë një vizë 4000 deri 6000 mijë euro”, hetuesit e krimeve të rënda kanë arrestuar tre të dyshuar: E. K. (1995), M. K. (1982) dhe F. S. (1988).

Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore, njofton zyra për informim e Policisë së Kosovës.

loading...