Arrestohen rrahësit dhe grabitësit e policit shqiptar

loading...

f1_23-grabat1364046383

loading...
Tiranë, 23 mars – Një javë pas grabitjes së një punonjësi policie, janë identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes, të cilët akuzohen edhe për disa grabitje e vjedhje të tjera me dhunë në Tiranë. Operacioni për kapjen e tyre, i koduar “Hijet e Mbrëmjes”, nisi që prej mbrëmjes të së mërkurës, por njëri prej autorëve arriti t’i shpëtonte prangave, dhe u arrestua më pas gjatë orëve të vona, duke gdhirë dita e premte. Disa orë më vonë u vetëdorëzua në Komisariatin Nr. 1 edhe një person i tretë, i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i tyre. Megjithatë, ai paraprakisht dyshohet për vjedhjen e tri banesave në zonën e Shkozës, informon Panorama.

Punonjësi i Policisë u sulmua në rrugë nga dy persona mbrëmjen e 15 marsit, të cilët pasi e kanë goditur me grushte, ia kanë vjedhur çantën ku kishte laptopin dhe disa dokumente. I dëmtuari është efektiv në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Efektivi i Policisë ka qenë civil në momentin kur është sulmuar dhe po lëvizte në këmbë në drejtim të shtëpisë së tij. Në një moment, autorët e ngjarjes, që sipas tij mund të kenë qenë dy persona, e kanë goditur nga pas me grushte dhe i kanë marrë me forcë çantën që mbante në dorë, ku sipas tij ka pasur disa dokumente pune dhe kompjuterin portabël. Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, edhe një oficer kontakti i Ambasadës së Danimarkës në Tiranë, shtetasi danez Ole Preben Drost, 62 vjeç, ka bërë kallëzim se në bulevardin “Bajram Curri” dy persona me një motor “Honda”, i kanë vjedhur çantën, brenda së cilës ka pasur dokumente personale, dy celularë, 100 korona daneze, si dhe dokumente identifikimi.

loading...