Arrestohen hajnat e pulave

loading...

f1_08hajnat1362749832

loading...
 Policia e Kosovës  në Klinë ka hapur rastet e paraqitura nga të dëmtuarit  e nacionalitetit serb (në katër raste dhe një rast i nacionalitetit egjiptas) në fshatin Shtupel  për raste  vjedhjeje: më 30 janar 2013 – vjedhje të një pompe të ujit  në Grapc, më 1 shkurt  vjedhje të tre gjelave të detit  në Shtupë,  më 23 shkurt  vjedhje të 20 pulave në Bingjë,  më 1 mars dëmtim prone (thyerje e një xhami) në fshatin Bingjë, dhe më 1 mars vjedhje e rëndë(një frigorifer) po në Bingjë  të Klinës.

Në njoftimin e policisë theksohet se veprimet hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, kështu që është bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të dyshuarit  P.G. nga fshati Videjë, komuna e Klinës. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe i dyshuari tjetër A.K. i nacinalitetit egjiptas nga fshati Shtupel,  komuna Klinë. Po ashtu në ketë shtëpi janë gjetur edhe 20 copë pula, të cilat më parë ishin vjedhur në fshatin Bingjë. Gjithashtu tek i dyshuari i parë janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dy tyta, cal.12 mm,një pushkë gjuetie karabinë 7.9 mm, 26 copë fishekë,një pushkë gjuetie me një tytë 12 mm me 27 copë fishekë dhe dy motorola për komunikim.

Pas konfiskimit për armët është inicuar rasti penal kundër të dyshuarit të parë.

Me vendim të prokurorit të shtetit të dy të dyshuarve iu është caktuar ndalimi policor në kohëzgjatje prej 48 orësh. Lidhur me rastet hetimet janë në vazhdim e sipër në kordinim me prokurorin e shtetit.

loading...