Arrestohen dy persona, sajuan “tentim vrasje” ndaj Musa.D

loading...

150471_472728616114266_8883764_n

loading...
Gjatë orëve të mbrëmjes së të martës një i dyshuar ka inskenuar tentim vrasjen e tij. Rreth orës 21:05 përmes telefonit i dyshuari Musa D. (1972) shtetas i Kosovës, në cilësinë e viktimës, në stacionin policor Gjakovë ka denoncuar rastin “tentim vrasje” që kishte ndodhur në fshatin Devë, komuna e Gjakovës.

Njësitet policore menjëherë janë përgjigjur rastit, në vendngjarje është takuar i dyshuari i lartcekur i cili ka deklaruar se gjersa ishte duke lëvizur me veturën e tipit “Opel Vectra” nga Gjakova në drejtim të fshatit Devë, tre persona të maskuar sipas tij, njëri nga ta i armatosur me AK-47 i kishin vënë pritë duke vendosur një dru në rrugë duke e bllokuar rrugën, kurse viktima kishte ndalur automjetin, për të dalë nga vetura duke ikur për t’u shpëtuar disa të shtënave të cilat e kishin goditur veturën e tij, ndërsa i dyshuari kishte ikur në drejtim të panjohur.

Në vendngjarje është parë vetura e goditur nga 5 predha të AK-47, dhe janë gjetur 5 gëzhoja cal 7.62 mm. Rreth orës 22:30 në vendngjarje përveç njësive policore nga Gjakova kanë dalë edhe Njësiti i hetimeve dhe krimeteknika rajonale së bashku me Njësinë Speciale Operative, si dhe kryeprokurorja e shtetit, Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, analizimit dhe mbledhjes së provave është konstatuar mospërputhje e dëshmive të gjetura me deklarimet e viktimës, dhe është kuptuar se rasti është vepër e sajuar nga “viktima”, të cilin e ka pranuar sajim të rastit dhe ka pranuar se për të kryer këtë vepër i dyshuari Musa ishte ndihmuar nga kushëriri i tij i dyshuari

Bekim D.(1981) i cili kishte marrë armën AK-47 dhe kishte shtënë në drejtim të veturës 5-6 herë përderisa në veturë nuk ndodhej askush, dhe e gjithë kjo ishte bërë me iniciativën e të dyshuarit të parë për të inskenuar veprën e ‘tentim vrasjes’.

Arma është gjetur dhe konfiskuar tek i dyshuari dytë, pronësinë e armës e ka pranuar i dyshuari Musa. Këta dy të dyshuar janë arrestuar, ndaj tyre janë iniciuar rastet për ‘lajmërim apo kallëzim i rremë’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe me vendim të prokurorit të çështjes janë ndalur në mbajtje për t’i zhvilluar procedurat e mëtejme adekuate ligjore.

loading...