Arrestohen 7 veta në Slloveni të dyshuar për rastin e blerjës së IPKO.net

loading...

ipko

loading...
Në Slloveni janë arrestuar shtatë persona për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, gjatë dy operacioneve financiare të ‘Telekom Slovenija’-s ndërmjet viteve 2007 dhe 2009. Siç raportojnë mediat sllovene, policia bastisi disa banesa dhe shtëpi private. Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, detajet e aksionit të policisë ende nuk dihen, por pretendohet se policia e specializuar për krimin financiar, Byroja Kombëtare Hetuese, po e ngarkon për këtë keqpërdorim ish-shefin e bordit të menaxherëve të Telekom Slovenija, Bojan Dremelj. Aksioni i policisë ndodhi dy vjet pasiqë autoritetet hetuese kishin hetuar palët e përfshira në veprimet e Telekomit, nëpërmjet të cilave ishte blerë operatori kosovar Ipko.net dhe kërkuesi slloven i internetit ‘Interseek’. Sipas të dhënave të kompanisë ‘Deloitte’, Telekom Slovenija në këto dy aksione ishte dëmtuar për rreth 50 milionë euro, raporton agjencia e lajmeve duke u thirrur në burime jozyrtare. Përmes një hetimi shtesë të komisionit slloven anti-korrupsion, është konstatuar se udhëheqja e Telekomit në krye të së cilit ishte Dremelj, falë shumë gabimeve e kishte dëmtuar këtë kompani edhe për rreth 10 milionë euro.

loading...