Arrestohen 2 motrat shqiptare në SHBA, policia: Merren me drogë

loading...


Në foto: Denisa Aliçka dhe Jonida Aliçka

Dy motra shqiptare që jetojnë në SHBA kanë dalë para gjykatës pasi akuzohen për trafik droge. Jonida, 28 vjeçe dhe Denisa Aliçka, 26 vjeçe, u arrestuan të martën pasi policia kontrolloi apartamentet e tyre.

Sipas gjykatëses dy motrat nuk janë organizatoret e trafikut të drogës por pjesëmarrëse. Në gjykatë u ilustrua jeta luksoze e tyre, e cila përfshin apartamente të shtrenjta, udhëtime luksi në Maimi dhe Los Angeles si dhe makina të shtrenjta.

Prokurorja e përshkroi jetën e tyre si “ekstravagante”. Agjenti special i FBI­-së, David Gardner dëshmoi se të dy motrat ishin pjesë e trafikimit të 20 kg MDMA dhe marijuanë nga Kanadaja në Cleverland.

Nga shitja e drogës MDMA ato kanë fituar mesatarisht 40 milionë dollarë për kg. Autoritetet amerikane kanë hetuar çështjen që prej shtatorit dhe kanë bashkëpunuar me dëshmitarë dhe kanë përgjuar telefonata. Mes të akuzuarve është dhe Rinald Turhani, i dashuri i Denisa Aliçkës dhe biznesmeni Leka Konini, të cilët janë arrestuar. Nëse dy motrat do të shpallen fajtore, ato rrezikojnë të paktën 10 vite burg. Motrat Aliçka kanë lindur në Shqipëri dhe kanë emigruar në SHBA në vitin 2000.
polis

loading...

loading...